Pyetjet e bëra më shpesh
Akreditimi është një procedurë e vlerësimit të cilësisë së punës së institucioneve shëndetësore bazuar në zbatimin e nivelit optimal të standardeve të vendosura për punën e institucioneve shëndetësore në një fushë të caktuar të kujdesit shëndetësor, domethënë një degë të mjekësisë.
Procesi i akreditimit përfshin pesë faza të veçanta:
- Përgatitja e institucionit shëndetësor
- Vetëvlerësimi
- Vlerësimi i vlerësuesve të jashtëm për përshtatjen e punës së institucionit me standardet e akreditimit
- Përgatitja e raportit përfundimtar dhe vendimi për dhënien e akreditimit nga ACAISH
- Vlerësimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i zbatimit të planit të përmirësimit të cilësisë
Do t'ju duhet:
Formulari i Aplikimit për Akreditim
Udhëzues për vetëvlerësim
Kërkesë për përjashtim nga standardet