Përfaqësuesi i ACAISH, Lirim Isahi, në rolin e Pikës Qëndruese (Focal Point) kombëtare për cilësinë e kujdesit shëndetësor

19.05.2023

Përfaqësuesi i Agjencisë së Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Lirim Isahi, në rolin e Pikës Qëndruese (Focal Point) kombëtare për cilësinë e kujdesit shëndetësor më 9 dhe 10 maj në Athinë-R. Greqi mori pjesë në takimin e parë të Rrjetit Evropian të OBSH-së për cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe sigurinë e pacientëve.

Në kuadër të seancave punuese të këtij aktiviteti, z. Isahi prezantoi aktivitetet që vendi ynë realizon në fushën e përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë së pacientëve.

Galeria