Faza fillestare
Ndër ata që dhanë kontribut të rëndësishëm në fazat e hershme të kësaj fushe është Ignas Semmelwis, një mjek obstetër i shekullit të 19-të, i cili theksoi rëndësinë e larjes së duarve nga personeli mjekësor.
Më vonë Ernest Codman, një kirurg i cili ishte pionier në krijimin e standardeve spitalore dhe theksoi dhe zbatoi strategjitë për vlerësimin e rezultateve të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu Lee dhe Jones, të cilët në vitin 1933 botuan veprën kapitale, “Bazat e praktikës së mirë mjekësore”.