Shëndet për të gjithë
Pas kësaj vjen rregullorja shëndetësore, së pari në SHBA në vitin 1972 është miratuar një ligj i cili rregullon çështjen e formimit të organizatave për zhvillimin e standardeve profesionale dhe kontrollin e cilësisë në objektet shëndetësore.
Në Evropë, aktivitetet për sigurimin e cilësisë janë intensifikuar pas miratimit të programit “Shëndet për të gjithë“ nga OBSH dhe përcaktimit të qëllimeve specifike që lidhen me përmirësimin e cilësisë. Që atëherë, aktivitetet dhe mekanizmat për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë janë shumëfishuar gjithnjë e më shumë.