Përfaqësuesi i Agjencisë së Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore Lirim Isahi, mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga OBSH, i cili u mbajt më 12 dhe 13 shtator në selinë e OBSH-së për Evropën në Gjenevë. Konferenca Globale u organizua me rastin e 17 shtatorit, Ditës Botërore të Sigurisë së Pacientëve, dhe mblodhi së bashku të gjithë faktorët e sektorit shëndetësor nga rajoni i Evropës, si: profesionistët shëndetësorë, përfaqësuesit e pacientëve, krijuesit e politikave shëndetësore dhe të tjerë.
Konferenca kishte për qëllim forcimin e rolit të pacientëve dhe familjeve të tyre në një përpjekje të përbashkët për të avancuar sigurinë e pacientëve. Në këtë aktivitet foli edhe Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.