Thirrje publike për shprehje interesi

22.02.2023

Agjencia e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, në pajtim me nenin 242 të Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, ka kompetencë të përcaktojë standardet për akreditimin e institucioneve shëndetësore. 
Në periudhën e kaluar, përmes një grupi punues të përbërë nga përfaqësues të Agjencisë dhe përfaqësues të palëve përkatëse të sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Agjencia punoi në zhvillimin e standardeve për akreditimin e ordinancave stomatologjike.

 

Standardet janë hartuar në përputhje me praktikën evropiane dhe ndërkombëtare nga kjo fushë e veprimtarisë shëndetësore dhe nivelit të kujdesit shëndetësor, duke pasur parasysh rregullimin normativ të kryerjes së kësaj veprimtarie në legjislacionin pozitiv ligjor në Maqedoninë e Veriut, udhëzimet profesionale për mjekësinë e bazuar në dëshmi që në përputhje me praktikën moderne mjekësore botërore aplikohen në vendin tonë dhe përvojat e punës së drejtpërdrejtë praktike në kryerjen e këtyre aktiviteteve.

Sipas metodologjisë për hartimin dhe zhvillimin e standardeve, Agjencia planifikon një test-implementim të standardeve në periudhën e ardhshme, në mënyrë që versioni punues i standardeve të krijuara të akreditimit të pilotohet në një numër të caktuar ordinancash.


Agjencia fton të gjitha institucionet e interesuara shëndetësore dhe ordinancat stomatologjike që të regjistrohen dhe të dorëzojnë një letër interesi në Agjencinë për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore.
Sipas kapaciteteve të disponueshme dhe aplikacioneve të paraqitura, Agjencia do të organizojë dhe vendosë procesin sipas zonave gjeografike dhe veprimtarive përkatëse, në zonat urbane dhe rurale, në ordinanca që punojnë në hapësirën e tyre dhe në hapësirën e dhënë me qira nga një institucion publik shëndetësor, në rrjet dhe jashtë rrjetit të institucionit shëndetësor, me një numër të mjaftueshëm ordinancash të mbuluara në mënyrë të barabartë nga këto aspekte të ndryshme të funksionimit të tyre.

Qëllimi i test-implementimit të standardeve është të arrihen standarde cilësore, të përshtatshme dhe të zbatueshme për akreditimin e ordinancave stomatologjike.


Për t'u regjistruar në thirrjen publike, është e nevojshme të paraqisni një Letër Interesi, e cila duhet të përmbajë:

  • emrin e ordinancës dentare;
  • selinë e ordinancës;
  • selia e ordinancës në të cilën propozohet të kryhet test-zbatimi (nëse është e ndryshme nga selia e institucionit dhe nëse ka disa ordinanca brenda institucionit);
  • numrin e telefonit të kontaktit të përfaqësuesit të autorizuar të ordinancës stomatologjike;
  • adresën e postës elektronike të institucionit privat të kujdesit shëndetësor.

 

Aplikimi mund të dorëzohet me shkrim në Agjencinë e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, bul. Goce Dellçev nr. 18, objekti MT, kati 13, Posta 115, 1000 Shkup ose në formë elektronike në adresën e mëposhtme: akazum@zdravstvo.gov.mk, jo më vonë se 15. 03. 2023, me shënimin: THIRRJE PUBLIKE për shprehje të interesimit për pjesëmarrje në test- zbatimin e standardeve për akreditimin e ordinancave stomatologjike.

 

Kontakt:

Todor Shapov
todor.shapov@zdravstvo.gov.mk
тел + 389 75 23 78 60