U mbajt Workshop-i për përcaktimin e planit të veprimit për forcimin e kapaciteteve

03.04.2023

Një nga qëllimet kryesore të Agjencisë është ofrimi i vazhdueshëm i një niveli të standardizuar të shërbimeve shëndetësore cilësore, zvogëlimi i rrezikut të ngjarjeve të padëshiruara dhe përmirësimi i përgjithshëm i sigurisë së pacientëve. Për këtë qëllim, më 30 mars 2023 u mbajt Workshop-i për përcaktimin e planit të veprimit për forcimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e gamës së aktiviteteve të Agjencisë së Cilësi dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore nën kujdesin e OBSH-së. 

Përfaqësuesit e OBSH-së, Dr. Anna Johansen dhe konsulentët e OBSH-së, Prof. Dr. Walter Fonseca dhe Tino Marti, iu drejtuan drejtpërdrejt seminarit. Gjithashtu prezantimin dhe njohjen me punën dhe Planin e Veprimit për forcimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e aktiviteteve të ACAISH-it e patën edhe drejtori i ACAISH-it, Dr. Merhal Ismaili dhe përfaqësuesi i Agjencisë, Lirim Isahi.

Galeria