ISHP- së Sistina Oftalmologji i është dhënë certifikata e akreditimit

31.07.2023

Me datë 26.07.2023, ISHP- së Sistina Oftalmologji i është dhënë certifikata e akreditimit, me ç’rast ky institucion shëndetësor ka fituar statusin e institucionit të akredituar shëndetësor me kohëzgjatje prej pesë vitesh.Ky është institucioni i dytë shëndetësor në RMV që ka marrë një akreditim pesëvjeçar dhe në këtë mënyrë ka dëshmuar nivelin më të lartë të zbatimit të standardeve nacionale.

Procedura e vlerësimit të jashtëm për akreditimin e ISHP- së Sistina Oftalmologji është kryer nga një ekip vlerësues i jashtëm të licencuar në përbërjen e mëposhtme:

 

Prof. Dr. Strahill Gazepov
Prim. Dr. Zhaklina Shopova
Juriste e dipl. Vasilika Ilievska
Motër med. Jasminka Milevska

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatës morën pjesë udhëheqësit dhe punonjësit e ISHP-së Sistina Oftalmologji, gjatë së cilës certifikata iu dorëzua drejtorit mjekësor dr. Zllatko Arnaudovski dhe drejtoreshës ekzekutive dr. Vesna Çado.

Galeria