09.11.2023
Ud. Drejtori i ACAISH-it, Furkan Boleci mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatës së akreditimit të ISHP Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile- Shkup dhe ajo iu dorëzua drejtorëve të institucionit, Drejtorit Mjekësor prim. ass. dr. mr. Milena Stefanoviq dhe Drejtoreshës Organizative doc. dr. Mirjana Pehçevska Pop-Iliev.
Gjatë muajit shtator, në kuadër të procesit të akreditimit është bërë vlerësimi i jashtëm i ISHP Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile- Shkup dhe në të njëjtën kohë ka marrë akreditim në kohëzgjatje prej tre vitesh.