Në periudhën nga 23 deri më 25 tetor, Drejtori i Agjencisë сë Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Furkan Bojeci ishte në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Gjatë vizitës u bënë vizita zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, si dhe u mbajt një takim në Koxhaeli me drejtorin e shëndetit dr. Juksel Pehlevan.
Gjithashtu gjatë vizitës u zhvillua një takim me Presidentin e Institutit të Cilësisë dhe Akreditimit në Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë (TÜSKA) prof. dr. Figen Çizmexhi Shenell dhe sekretari i përgjithshëm prof. dr. Ibrahim Kajrall dhe diskutuan për gjendjen e objekteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Turqisë, si dhe për mundësinë e arritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e cilësisë dhe akreditimit.
Gjatë vizitës u zhvillua edhe një takim me sekretarin e përgjithshëm të Agjencisë Turke të Akreditimit (TÜRKAK) Banu Muderrisogllu. Takimi u zhvillua në zyrat e (TÜRKAK) ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.