Konkurs publik për përzgjedhjen e vlerësuesve të jashtëm

01.10.2021

Në bazë të nenit 243 të Ligjit për kujdesin shëndetësor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 37/16) i cili rregullon procedurën për akreditimin e institucioneve shëndetësore, Agjenca e Cilësië dhe Akreditimittë Institucioneve Shëndetësore shpall:
Konkurs publik për përzgjedhjen e vlerësuesve të jashtëm në procedurën e akreditimit të institucioneve shëndetësore

1. Konkursi shpallet për përzgjedhjen e një numri të përgjithshëm prej 55 vlerësuesish të jashtëm, si më poshtë:
– 25 mjekë në mjekësi / stomatologji
– 15 infermierë / mami / teknikë laboratori / teknikë
– 15 persona me PLP, të cilët kanë përvojë pune në sektorin e shëndetësisë

2. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
1. Kushtet e përgjithshme:
– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
– të flasin aktivisht gjuhën maqedonase

2. Kushtet e veçanta:
– të kenë arsimim të përshtatshëm në përputhje me kategoritë për të cilat është publikuar konkursi,
– të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në sektorin e shëndetësisë
– aftësi për organizim, punë ekipore, komunikim të shkëlqyer, vetëdije strategjike, orientim drejtë palëve të interesuara, përmbushje dhe zbatim të detyrave të dhëna.
– njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuterë (MS Office, Internet)
Përvoja e mëparshme në fushën e cilësisë dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore do të konsiderohet përparësi.
Aplikantëve u kërkohet të paraqesin një aplikim (formular aplikimi) dhe një CV.
Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë dhe gjatë zbatimit është e nevojshme të dorëzonjnë dëshmi të arsimimit të përfunduar dhe përvojës së punës.

Kandidatët e përzgjedhur duhet të marrin pjesë në një trajnim për vlerësues të jashtëm që organizohet nga ACAISH.
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme: Bul. Goce Delchev nr.8, Ndërtesa e RTVM-së, Kati i 13-të ACAISH, me shënimin konkursi publik për vlerësues të jashtëm ose me e-mail akazum@zdravstvo.gov.mk, jo më vonë se me datë 01.11.2021.