Historia e ACAISH
Përpjekjet institucionale për krijimin e një sistemi për përmirësimin e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë kuadër, fillimi i procesit të akreditimit, fillojnë me miratimin e Vendimit për themelimin e grupit punues të përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë më 5 janar 2010. Qëllimi i krijimit të këtij grupi punues ishte fillimi i aktiviteteve përgatitore për ngritjen e një sistemi për përmirësimin e cilësisë në mbrojtjen shëndetësore. Për shkak të koordinimit më efektiv të aktiviteteve në lidhje me përmirësimin e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë në dhjetor të vitit 2011, u themelua Sektori për monitorimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Sektori ka pasur karakter të përkohshëm dhe është dashur të koordinojë në nivel kombëtar të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me cilësinë deri në themelimin e Agjencisë së Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.