Qëllimeve dhe detyrave
Agjencia e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore është e fokusuar kryesisht në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të mëposhtme:
- Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së institucioneve shëndetësore
- Edukimi dhe trajnimi i stafit mjekësor lidhur me cilësinë
- Asistencë në punimin e udhëzimeve dhe protokolleve klinike
- Zvogëlimi i rreziqeve dhe gabimeve në institucionet shëndetësore në drejtim të rritjes së sigurisë gjatë trajtimit
- Akreditimi i institucioneve shëndetësore
- Vlerësimi dhe zgjedhja e teknologjisë ekzistuese dhe futja e teknologjive të reja të nevojshme për sistemin e mbrojtjes shëndetësore