Licencimi
Vlerësuesit e jashtëm janë bashkëpunëtorë të ACAISH-it të cilët janë të licencuar nga agjencia. Kandidatët për vlerësues të jashtëm fitojnë një certifikatë për vlerësues të jashtëm të licencuar duke iu nënshtruar trajnimit dhe duke kaluar një provim për të vlerësuar njohuritë e fituara nga trajnimi. Kurrikula për trajnimin e vlerësuesve të jashtëm është e akredituar nga Fakulteti i Mjekësisë në UKIM, kurse trajnimet realizohen në bashkëpunim ndërmjet ACAISH-it dhe Fakultetit të Mjekësisë në UKIM.
Deri më tani, ACAISH-i ka zhvilluar trajnime për dy grupe kandidatësh për vlerësues të jashtëm, me certifikatë 48 vlerësues të jashtëm.