Avedis Donabedian
Në fushën e cilësisë së kujdesit shëndetësor, kontributin më të madh në fund të viteve 1970 e dha Avedis Donabedian i Harvardit. Aktiviteti i tij mbulon sistemimin, kategorizimin dhe vlerësimin kritik të njohurive në fushën e vlerësimit dhe sigurimit të cilësisë, si teorikisht ashtu edhe konceptualisht dhe nga aspekti i zhvillimit të instrumenteve për vlerësimin e cilësisë. Ai fillimisht bën krahasimin ndërmjet kujdesit shëndetësor të ofruar dhe atij të pritshëm, bazuar në standardet e përcaktuara si instrumente matës.