Zhvillim në Evropë
Në vitin 1988, Këshilli i Evropës propozoi programin “Dimensionet e Sistemit të Përmirësimit të Cilësisë” si një kornizë për krahasimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ndërmarra në vende të ndryshme. Në të njëjtin vit, u arrit një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor, ndërsa në maj të vitit 2000 Bashkimi Evropian miratoi politikën e re shëndetësore, e cila merr parasysh rekomandimet për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Në vitin 2006, Këshilli i Evropës miratoi rekomandimet bazë për sigurinë e pacientit si masa për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Këto rekomandime përfshijnë gjithashtu edukimin për sigurinë e pacientit duke stimuluar kërkimin në këtë fushë, si dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.