Udhëzimet klinike përfaqësojnë një lidhje kritike midis dëshmive më të mira të disponueshme dhe praktikës së mirë klinike dhe përfaqësojnë një element të rëndësishëm në një qasje sistematike ndaj kujdesit shëndetësor cilësor. Për këtë koncept janë të interesuar të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e kujdesit shëndetësor, si: profesionistët shëndetësorë, pacientët, fondet e sigurimeve shëndetësore, studiuesit dhe vendimmarrësit politikë.
Ajo që i intereson të gjithëve është nëse udhëzimet klinike do të rrisin cilësinë e shërbimit, duke përmirësuar kështu vlerën reale dhe të perceptuar për paratë e shpenzuara nga sistemi i kujdesit shëndetësor. Grupe të ndryshme kanë qëllime të ndryshme, për shembull: fondet e sigurimeve shëndetësore priren të theksojnë kontrollin e kostos dhe të reduktojnë variacionin e praktikës më shumë sesa vetë mjekët.
Duke u parë nga mjekët, ata i kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimit të udhëzimeve klinike profesionale si një mjet për të ruajtur autonominë dhe lirinë e tyre në vendimmarrje. Ndërsa përdoruesit e shërbimeve shëndetësore kërkojnë një kompromis me ofruesit e udhëzimeve kanë për qëllim t’i ndihmojnë ata në marrjen e vendimeve të tyre.