Упатства 9

FUSHAT

Instrumenti AGREE përbëhet nga 23 pyetje kyçe të organizuara në gjashtë fusha. Çdo fushë përfshin një dimension të veçantë të cilësisë së udhëzimit.

  • Pyetjet 1 deri në 3 trajtojnë qëllimin e përgjithshëm të udhëzuesit, problemet specifike klinike dhe popullsinë e synuar të pacientëve.
  • Pyetjet 4 deri në 7 fokusohen në shkallën e opinionit të dhënë nga përdoruesit për të cilët është menduar udhëzuesi.
  • Gjithashtu pyetjet 8 deri 14 i referohen proceseve të përdorura për mbledhjen dhe konsolidimin e provave, metodave, rekomandimeve dhe përditësimeve.
  • Pyetjet 15 deri 18 kanë për qëllim gjuhën dhe formën e udhëzimeve.
  • Pyetjet 19 deri 21 i referohen implikimeve të mundshme në aspektin e organizimit dhe raportit të kostos së arritur për zbatimin e udhëzimeve.
  • Pyetjet 21 deri 23 synojnë pavarësinë e rekomandimeve dhe konfirmimin e konflikteve të mundshme të interesit brenda grupit/autorit që përgatit udhëzimet.