Agjencia e cilësisë dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore Ju njofton se ka filluar me akreditimin e ordinancave të kujdesit shëndetësor primar, përkatësisht ordinancave të mjekësisë së përgjithshme/ familjare, ordinancave të pediatrisë dhe ordinancave të gjinekologjisë dhe akusherisë.
Procesi i akreditimit kryhet në bazë të standardeve të paracaktuara të akreditimit.
Standardet për akreditimin e ordinancave të kujdesit shëndetësor primar janë miratuar nga Qeveria e RMV-së në seancën e 130 -të të mbajtur më 28 dhjetor 2021 dhe janë publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 20 të 28 janarit 2022.
Në bazë të nenit 243 të Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, të gjitha institucionet shëndetësore janë të obliguara që të hyjnë në procesin e akreditimit.
Për informacione më të hollësishme rreth qasjes në procesin e akreditimit, të gjitha institucionet shëndetësore të përfshira duhet të kontaktojnë Agjencinë e cilësisë dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore.
Personat e kontaktit:
-Lirim Isahi kont. Tel. – 076/ 446 – 472
-Zagorka Batunkova kont. Tel. – 070/ 509 – 386, zagorka.batunkova@zdravstvo.gov.mk
-Tanja Darkovska Krstiq kont. Tel. – 070/ 689 – 260, tanja.darkovska@zdravstvo.gov.mk
-Todor Shapov kont. Tel. – 075/ 237 – 860, todor.shapov@zdravstvo.gov.mk