Drejtoresha i Agjencisë për cilësinë dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore dr. Merhal Ismaili, në ftesën e Unionit të shoqatave të infermierëve të udhëhequr nga SHMITAS- “PËR NE”, mori pjesë në shënimin e Ditës ndërkombëtare të infermierisë, e cila u mbajt në parkun e qytetit në Shkup nën moton “Zëri që udhëzon”.
Në këtë ngjarje u nderuan gjashtë infermieret që humbën jetën në pandeminë Covid duke e dhënë jetën e tyre në kujdesin e pacientëve.
Bashkëpunimi me infermierët dhe shoqatat e tyre është shumë i rëndësishëm për Agjencinë duke pasur parasysh faktin se ato janë një nga elementët kyç në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, si dhe në zbatimin e procesit të akreditimit në institucionet shëndetësore.
Shumica e bashkëpunëtorëve të Agjencisë (si vlerësues të jashtëm dhe koordinatorë për akreditim brenda kuadrit të ISH) janë nga radhët e infermierëve.