30.09.2022
Më datë 29.09.2022 u mbajt punëtori për zbatimin e master-planit për përmirësimin e kujdesit perinatal në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë dr. Bekim Sali, kryetarja e Komitetit për Amësi të Sigurt, prof. dr. Ana Daneva Markova, përfaqësues të OBSH-së, UNFPA, UNICEF dhe punonjës të shëndetësisë. Në punëtori morën pjesë edhe Drejtoresha dr. Merhal Ismaili dhe përfaqësuesi i Agjencisë së Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Lirim Isahi.