ACAISH zhvilloi një procedurë akreditimi për pesë ordinancat e para të kujdesit shëndetësor parësor

19.05.2023

Pas miratimit të Standardeve për Akreditimin e ordinancave të Kujdesit Shëndetësor Parësor nga Qeveria e RMV-së, Agjencia e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore zhvilloi një procedurë akreditimi për pesë ordinancat e para të kujdesit shëndetësor parësor. Statusin e institucioneve të akredituara shëndetësore kanë fituar këto ordinanca: ISHP RE-VITA-Shkup, ISHP Haxhiq- Shkup, ISHP Dr. Rusanka Krstevska- Shkup, ISHP Dr. Mitka Trençeva- Shkup dhe ISHP Dr. Svetllana Smugreska- Shkup.

Këto ordinanca janë përfshirë në procesin e zhvillimit të standardeve për ordinancat nga KSHP si ordinanca pilot në të cilat standardet janë testuar para miratimit të tyre nga Qeveria e RMV- së, gjë që ka lehtësuar procedurën e akreditimit të tyre.
 

Galeria