09.11.2023
Përfaqësuesi i Agjencisë së Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Republikën e Serbisë, z. Vllado Davkovski, realizoi një vizitë pune në Agjencinë e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës në ambientet e ACAISH-it u zhvillua një takim, gjatë të cilit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e cilësisë dhe akreditimit. Gjatë vizitës u vizitua institucioni shëndetësor i akredituar ISHP KU për kirurgji plastike dhe rekonstruktive – Shkup.