ACAISH në ditët e fundit ka zhvilluar takime me disa institucione private shëndetësore

15.03.2022

Agjencia për cilësinë dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore në ditët e fundit ka zhvilluar takime me disa institucione private shëndetësore si “Sistina Oftalmologji- Shkup”, “One Hospital- Tetovë”, “Sante Plus- Shkup” dhe “Spitali Europian i Syve- Shkup”.

Gjatë takimeve u diskutua për rëndësinë e procesit të akreditimit dhe u arrit marrëveshja e përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit midis Agjencisë dhe ISH private të përmendura, me theks në përfundimin e procesit në këto institucione shëndetësore deri në fund të vitit aktual.

Agjencia përmes edukimit dhe trajnimit do të jetë mbështetje e vazhdueshme gjatë përgatitjes për akreditimin e institucioneve shëndetësore, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së punës së tyre.